Lidhje

Koreja e Veriut shënon festën e republikës


Koreja e Veriut shënoi të shtunën 69-vjetorin e themelimit të republikës, me ceremoni tipike dhe fanfarë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar e ndoqi atë me vëmendje, për mundësinë e një prove të re me raketë.

Qeveria e Koresë së Jugut tha se po e ndiqte me kujdes aktivitetin e Phenianit, ndërsa u shtuan thëniet për mundësinë e një tjetër sulmi me raketë, në kuadrin e festimeve me rastin e krijimit të Republikës Demokratike të Koresë në vitin 1948.

Në fillim të javës, Koreja e Jugut pati thënë se kishte shenja përgatitjeje për një provë të re me raketë dhe kryeministri jugkorean Lee Nak-yon e cilësoi situatën si “shumë të rëndë”. Por, të shtunën nuk u zhvillua ndonjë provë.

Koreja e Veriut historikisht e ka shfrytëzuar teknologjinë e saj ushtarake për të shënuar festat e rëndësishme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG