Lidhje

Jepet çmimi Nobel për fizikën


Fituesit e çmimit Nobel për fizikën për vitin 2013 janë belgu Francois Englert dhe britaniku Peter Higgs.

Komisioni i Çmimit Nobel i shpalli fituesit sot në Stokholm. Fizikanët Englert dhe Higgs u zgjodhën për “zbulimin teorik të një mekanizmi që kontribuon për të kuptuar origjinën e masës së grimcave elementare nënatomike”.

Dy shkencëtarët janë të njohur për zbulimin e grimcës Higgs, e quajtur edhe “grimca e Zotit” sepse vërteton një koncept bazë të fizikës së grimcave, që besohet se bën të mundur ekzistencën e vetë atomeve.

Shpallja e fituesve sot u bë me një orë vonesë, diçka e pazakontë për të cilën nuk u dha ndonjë sqarim.
XS
SM
MD
LG