Lidhje

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi


Amerikani, James Allison dhe japonezi,Tasuku Honjo, u shpallën të hënën fitues të çmimit Nobel për fiziologji dhe mjekësi, për shkak të zbulimeve që kanë bërë në fushën e 'përdorimit të sistemit imunitar për të luftuar kancerin".

Puna e shkencëtarëve që në vitet e 90-ta coi në përmirësimin dramatik të terapive për kanceret si melanoma apo kanceri i mushkërive, që në të kaluarën ishte jashtëzakonisht e vështirë të trajtoheshin.

"Zbulimet themelore të të laureatëve, përbëjnë një pikë referimi në luftën tonë kundër kancerit", tha Asambleja e Nobelit në Institutin Karolinska të Suedisë, pasi ndau çmimin prej nëntë milionë koronave suedeze (afërsisht 1 milion dollarë).

Çmimi Nobel në fushën e mjekësisë, është i pari që ndahet çdo vit.

Ai mori emrin nga zbuluesi i dinamitit, Alfred Nobel, që ishte edhe themelues i tij dhe është ndarë që nga vitit 1901 për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe, sipas amanetit të tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG