Lidhje

Patrick Modiano, Nobel në letërsi


Shkrimtari francez Patrick Modiano është fituesi i Çmimit Nobel të këtij viti për letërsinë, për punën e tij shumëvjeçare në eksplorimin e pushtimit nazist dhe pasojat në vendin e tij.

Akademia suedeze thotë se ja dha 69-vjeçarit Modiano çmimin që shoqërohet me vlerën e 1.1 millionë dollarëve “për artin e shkrimit të kujtimeve, me të cilat evokon fatet njerëzore më të pakapshme dhe përmes të cilave ai ka zbuluar jetën e njerëzve gjatë periudhës pushtimit”.

Veprat e Modianos shpesh përqëndrohen në jetën e Francës nën pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Modiano lindi të një lagje të Parisit në vitin 1945, dy muaj pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Babai i tij ishte hebre i Italisë dhe e pati takuar nënën e shkrimtarit, një aktore belge, gjatë pushtimtit të Parisit. Të qenit hebre, pushtimi nazist dhe humbja e identitetit janë tema që Modiano ka trajtuar në romanet e tij. Një prej tyre, botim i vitit 1968, “Sheshi Etoile” është vleërsuar në Gjermani si një nga veprat e rëndësishme të letërsisë pas Holokaustit.

Disa nga veprat e tij janë përkthyer në anglisht, si “A Trace of Malice”-

“Gjurmë ligësie”, Honeymoon”-“Muaji i mjaltit” “dhe “Missing Person”-“ I zhdukuri”

Me çmimin e sotëm, Modiano bëhet laureati i 107-të i Nobelit në letërsi dhe francezi i 11-të që e merr këtë çmim.

Ai hyn kështu në radhën e shkrimtarëve si John Steinback, William Faulkner dhe Pablo Neruda.

XS
SM
MD
LG