Lidhje

Këshilli i Sigurimit dënon provën me raketë të Phenianit


Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi njëzëri provën me raketë balistike të Koresë së Veriut, duke e cilësuar “shkelje të rëndë” të detyrimeve ndërkombëtare të Phenianit. Kjo deklaratë e fuqishme ndaj Koresë së Veriut u mbështet edhe nga Kina, aleatja kryesore e Phenianit.

Në deklaratën e Këshillit të Sigurimnit të hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga të 15 vendet anëtare, thuhet se “situata po ndiqet nga afër dhe se do të merren masa të rëndësishme.”

Deklarata u miratua pas disa raunde negociatash me Kinën, që nuk ka qenë dakord me deklarat e mëparshme, duke shprehur shqetësim për shtimin e tensioneve në rajon.

Koreja e Veriut e hodhi raketën balistike të martën, nga një nëndetëse. Raketa shkoi në drejtim të Japonisë.

Kryeministri japonez Shinzo Abe e ciklësoi hedhjen e raketës një veprim “të pafalshëm dhe të pamatur” që përbën kërcënim për sigurinë e Japonisë. Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kërkuan mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Sigurtimit për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG