Lidhje

Delegacioni privat amerikan me mision në Phenian


Ata po i kërkojnë Koresë së Veriut t’i japë fund programit të armëve bërthamore dhe të lejojë përdorimin më të madh të internetit

Një delegacion privat i drejtuesve të kompanisë Google dhe ish-zyrtarë amerikanë që ndodhen për një vizitë në Korenë e Veriut thonë se po i kërkojnë Phenianit t’i japë fund programit të armëve bërthamore dhe të lejojë përdorimin më të madh të internetit dhe tefonave celularë.

Ish-guvernatori i New Mexikos, Bill Richardson, i cili drejton delegacionin, i tha sot agjencisë Associated Press se grupi i amerikanëve po ashtu po kërkon trajtim të mirë për një shtetas amerikan që është ndaluar në vendin e mbyllur komunist.

Turisti koreano-amerikan Kenneth Bae u arrestua në fillim të nëntorit dhe ai përballet me një gjykim për krime të paspecifikuara kundër shtetit.

Dje delegacioni vizitoi laboratotin e internetit në Universitetin Kim Il Sung të Phenianit, ku pati rastin të shohë numrin e vogël të njerëzve që mund të përdorin internetin në shtetin që kontrollon me rreptësi jetën e popullit të vet.
XS
SM
MD
LG