Lidhje

Ashpërsohet retorika për krizën e Koresë së Veriut


Presidenti Donald Trump e quajti udhëheqësin jugkorean Kim Jon Un “njeri të çmendur”, pasi Koreja e Veriut paralajmëroi se do të provojë së shpejti një bombë me hidrogjen në Oqeanin Paqësor, si përgjigje ndaj fjalëve kërcënuese të presidentit amerikane Donald Trump dhe sanksioneve të reja që deklaroi të enjten Presidenti Trump ndaj vendit komunist.

Kim Jon Un e quajti presidentin amerikan “mashtrues dhe gangster” dhe premtoi se do t’u përgjigjet fyerjeve të të zotit Trump “me nivelin më të lartë të një kundërpërgjigjeje të ashpër në histori”.

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson pranoi të premten se shkallëzimi i tensioneve mes Uashingtonit dhe Phenianit ishte një sfidë, por ai shtoi se retorika tepër e ashpër dhe kërcënimet për veprime ushtarake nuk do t’i përjashtonin përpjekjet diplomatike. Këto komente zoti Tillerson i bëri në një intervistë për televizionin ABC.

Edhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov komentoi të premten për shkëmbimet retorike, duke i cilësuar ato “një luftë kalamjash kopështi”.

Duke folur në Kombet e Bashkuara, zoti Lavrov tha se udhëheqësit botërorë duhet të mbajnë një qëndrim “të arsyeshëm dhe jo emocional” ndaj krizës së Koresë së Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG