Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un tha sot se vendi i tij zotëron raketa me aftësinë për të goditur Shtetet e Bashkuara. Të premten Koreja e Veriut kreu një provë me raketë balistike ndërkontinentale.
Provën e dënoi edhe Kina, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut u zotuan se do të bashkëpunojnë për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të vënën nën kontroll ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut.
Pheniani i ka shtuar provat me raketa bërthamore nën drejtimin e sundimtarit të ri Kim dhe prova e djeshme me raketë ishte e dyta gjatë këtij muaji.
Sipas Agjencisë Koreane të Lajmeve udhëheqësi korean u mburr se provat me raketë “synojnë t’i çojnë një paralajmërim të prerë Shteteve të Bashkuara, se i gjithë vendi është në rrezen goditëse të Koresë së Veriut”.
Si përgjigje, forcat amerikane dhe ato koreanojugore hodhën të premten raketa të ujërat territoriale të fqinjit koreanoverior, Koreja e Jugut.
Shtëpia e Bardhë bëri një deklaratë, ku prova me raketë e Phenianit cilësohej "një veprim i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm”, që ka për ta izoluar më tej Korenë e Veriut.
Facebook Forum