Koreja e Veriut ka kërcënuar të marrë masa “ të forta fizike” ndaj Koresë së Jugut, nëse Seuli merr pjesë direkt në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Phenianit.
Një deklaratë e publikuar sot nga Komisioni i Veriut për ribashkimin paqësor të atdheut paralajmëroi se sanksionet do të thonë luftë dhe shpallje e luftës ndaj Pheninanit. Njoftimi gjithashtu kërcënoi që do t’i jepte fund dialogut me këdo për çmilitarizimin bërthamor.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi të mërkurën njëzëri hedhjen e një rakete nga Koreja e Veriut në muajin dhjetor si shkelje të sanksioneve ekzistuese që e ndalojnë atë nga prodhimi i raketave dhe teknologjisë bërthamore.
Korja e Veriut u përgjigj dje duke thënë se do të kryejë një provë të tretë bërthamore dhe do të hidhte më shumë raketa.