Lidhje

Komente sfiduese nga Koreja e Veriut

Koreja e Veriut tha në një forum për Sigurinë të Azi-Paqësorit se nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor, nëse Uashingtoni nuk ndryshon sipas Phenianit tonin “armiqësor” dhe nuk u jep fund sanksioneve kundër saj.

Një diplomat koreano- verior tha se ministri i jashtëm i Phenianit Pak Ui Chun i bëri komentet sfiduese sot, në takim me homologët e ASEAN-it në Brunei.

Diplomati Choe Myong Nam citoi ministrin e jashtëm të thoshte se Uashingtoni duhet të heqë sanksionet kundër Phenianit dhe të pranojë ofertën për dialog nëse do paqen në Gadishullin korean. Choe tha se Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për tensionet e fundit në gadishullin korean.

Washingtoni nuk u është përgjigjur kërkesave të Koresë Veriut, por më parë kanë thënë se Veriu fillimisht duhet të shfaqë vullnetin për të hequr dorë nga armët bërthamore.
This item is part of
XS
SM
MD
LG