Lidhje

Presidenti Trump paralajmëron liderin e Koresë së Veriut


Presidenti Donald Trump paralajmëroi liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un kundër veprimeve armiqësore ushtarake, edhe pasi Pheniani njoftoi se kishte kryer "një provë shumë të rëndësishme" në një qendër të lëshimit satelitor.

"Kim Jong Un është shumë i zgjuar dhe ka shumë për të humbur, në fakt çdo gjë, në se vepron në mënyrë armiqësore," shkroi zoti Trump në Twitter.

"Ai nënshkroi Marrëveshjen e Denuklearizimit me mua në Singapor”, tha udhëheqësi amerikan. "Ai nuk do të donte të prishte marrëdhënien e veçantë që ka me presidentin e Shteteve të Bashkuara apo të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Koreja e Veriut, nën udhëheqjen e Kim Jong Un-it, kanë potencial të fuqishëm ekonomik, por duhet të bëjë denuklearizimin sipas premtimit. Aleanca e NATO, Kina, Rusia, Japonia, dhe e gjithë bota është bashkuar në këtë çështje!"

Media shtetërore e Koresë së Veriut, tha se është kryer një “provë e rëndësishme” në stacionin e lëshimit hapësinor, Sohae.

Agjencia shtetërore e e lajmeve, KCNA, tha se prova u krye në stacionin e lëshimit të raketave me rreze të gjatë veprimi në Tongchang-ri, pjesë e provincës veriore Pyongan afër kufirit me Kinën.

Rezultatet "do të kenë një efekt të rëndësishëm në ndryshimin e pozicionit strategjik të Republikësë Popullore Demokratike të Korëse sërish në një të ardhme të afërt", thuhet në njoftim.

Raportimi nuk saktësoi se për cfraë prove bëhet fjalë.

Njoftimi u bë një ditë pasi që rrjeti CNN raportoi se Planet Labs, një kompani tregtare e pamjeve satelitore, kishte zbuluar aktivitete në stacionin Sohae, përfshirë pamjet e një kontejneri të madh transportues.

Ky vit ka qenë një nga më të ngarkuarit sa i përket provave me raketa të Koresë së Veriut. Prova e së shtunës ndodhi në një kohë kur Koreja e Veriut ka vënë theksin tek afati i caktuar për fundin e këtij viti për Shtetet e Bashkuara që të ndryhsojnë qasjen ndaj bisedimeve të bllokuara bërthamore.

Pheniani ka realizuar 13 raunde të provave me raketa me rreze të shkurtër ose të mesme veprimi që nga muaji maj. Shumica e ekspertëve thonë se gati të gjitha provat kanë përfshirë një formë të teknologjisë së raketave balistike.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti amerikan, Donald Trump, duke u përjgijgur në pyetjet e gazetarëve rreth Koresë së Veriut gjatë samitit të NATO-s në Londër, tha se "tani ne kemi ushtrinë më të fuqishme që kemi pasur ndonjëherë dhe ne jemi vendi më i fuqishëm në në botë. Dhe, shpresojmë se nuk do të kemi nevojë ta përdorim atë, por nëse duhet, do ta përdorim...”

Pak Jong Chon, kreu i Ushtrisë Popullore Koreane, tha më 4 dhjetor përmes agjencisë KCNA se “cdokush mund ta marrë me mend se me çfarë veprimi do të përgjigjet Koreja e Veriut nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin veprime ushtarake kundër saj. Një gjë që unë do të doja të bëja të qartë ështe se përdorimi i forcave të armatosura nuk është privilegj vetëm i Shteteve të Bashkuara”.

Koreja e Veriut krey një provë me raketë balistike ndërkontinentale në nëntor të vitit 2017 dhe nje provë bërthamore në shtator të vitit 2017.

Në prill të vitit 2018, Kim Jong Un, shpalli një moratorium të provave me raketa balistike dhe bërthamore, duke thënë se Koreja e Veriut "nuk ka më nevojë për to”. Por, kohët e fundit, megjithatë, zyrtarët e Koresë së Veriut thanë se ky ishte jë vendim i njëanshëm dhe mund të zhbëhet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG