Në Maqedoninë e Veriut po mbahet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale. Dy garuesit kërkojnë votat e shqiptarëve, të cilat do t’ia mundësonin njërit prej tyre fitoren. Por, në komunat e banuara me shqiptarë është vërejtur një dalje më e ulët deri në orët e pasditës, krahasuar me atë të raundit të parë. Qendrat e votimit mbyllen në ora 19.
Maqedonia e Veriut sonte mund ta zgjedhë presidentin e pestë të saj që prej pavarësisë në vitin 1991. Por kjo nuk është dhe aq e sigurt me që në qendrate votimit duhet të dalin më tepër se 40 përqind e elektroatit prej mbi 1 milion e tetë qind mijë votuesish.
Të dy garuesit presin fitore.
Gordana Siljanovska Davkova është kandidate e VMRO-DPMNE-së së opozitës maqeodnase. Ajo pret një dalje më të madhe të votuesve në qendrat e votimi. Ajo vlerëson se ka arritur të frymëzojë target grupet siç thotë, gjatë fushatës për t’i sqaruar dilemat nëse duhet dalë për të votuar
Është vendim personal kush del për të votuar thotë zonja Siljanovska e cila sikundër edhe zoti Pendarovski pret votat e shqiptarëve në balotazh:
SB: “Me siguri që shqiptarët kësj radhe kanë treguar fuqimisht se dëshirojnë të votojnë sipas bindjes së tyre personale. Pres më vonë që ata ta kenë bërë këtë zgjedhje dhe mua më duhen aq shumë votat e tyre”, thotë ajo. “Më parë kam kontaktuar me shumë votues shqiptarë dhe padyshim gjetëm shumëçka të përbashkët”, shprehet garuesja e VMRO-së, Siljanovska Davkova.
SB: Në lidhje me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, ajo thotë se ky emër është zyrtar dhe ka hyrë në kushtetutë dhe se do ta respektojë, por se nuk do ta përdorë atë. “Do të bëj ç’mos në të ardhmen që të tregoj se procedura dhe Marrëveshja e Prespës kanë probleme të mëdha si me ligjet e vendit po ashtu edhe me ato ndërkombëtare, por si akt ligjor, - shton Siljanovska, - do ta respektojë emrin e ri”.
Stevo Pendarovski i mbështeur nga Lidhja Social Demokrate dhe përatitë në pushtet, përfshirë Bashkimin Demokratik për Integrim dhe dhjetra parti më të vogla e organizata joqeveritare, pret një fitore më të thellë në balotazh nga ajo e raundit të parë, sepse, siç thotë, ato kategori njerëzish të cilët qëndruan në shtëpi në raundin e parë apo ata të cilët e votuan zotin Blerim Reka do të dalin në zgjedhje.
“Kam shpresë se pjesa më e madhe e tyre do ta njohin konceptin për çka jam angazhuar në muajin e fundit e që është shkuarja përpara, koncept ky për të gjithë, për të gjitha komunitetet etnike, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare, etnike apo partiake”, thotë ai. Zoti Pendarovski thotë se koncepti i kundështares së tij e kthen vendin prapa si në aspektin e integrimeve dhe në veçanti në atë të prishjes së marrëdhënieve ndëretnike.
Në balotazh duhet të dalin mbi dyzet përqind e votuesve, përndryshe zgjedhjet quhen të pavlefshme.
Në atë rast, Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi do të merrte përgjegësitë si ushtrues i detyrës së presidentit deri në organizimin e zgjedhjeve të radhës, pas një periudhe prej gjashtë deri nëntë muajshe. Zoti Xhaferi ka lënë të kuptohet se kjo do të paraqiste një barrë për të dhe për institucionet dhe nuk do t’i ndihmonte aspak proceset.
Zgjedhjet po vëzhgohen nga 3300 përfaqësues vendas dhe 520 vëzhgues të organizatave të huaja me ODIHR-in në krye.
Qendrat e votimit mbyllen në ora 19 dhe pas pak orësh mund të dihen rezultatet e para që zakonisht publikohen nga shtabet zgjedhore të garuesve apo edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve para mesnate.
Facebook Forum