Lidhje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut do të zgjidhet në balotazh


Rezultati është shumë i ngushtë mes dy garuesve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Stevo Pendarovski
Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski ka 4600 vota më shumë se zonja Gordana Siljanovska. Zoti Pendarovski ka 42,85% kundrejt 42,24% që fituar garuesja e VMRO-së.

Prof. Blerim Reka
Prof. Blerim Reka

Ndërkohë zoti Blerim Reka ka fituar afro 80 mijë vota ose përkatësisht 10,57% të votave. Rretj 4.35% e votave janë cilësuar si të pavlefshme, një numër jo i vogël që analistët thonë se tregon për dëshpërimin e qytetarëve ndaj përfaqësuesve të politikës.

Të dy kampet maqedonase, VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate e kanë quajtur rezultatin si fitore të tyre, madje VMRO-ja opozitare përmes euforisë e cilësoi si një “ngadhnjim të madh ndaj Zoran Zaevit” që është kryeministër i vendit dhe kryetar i LSDM-së. Drejtuesi i opozitës, Hristijan Mickovski, mbrëmë vonë, tha se Maqedonia tani ka një realitet të ri: “korri fitore të drejtë me krenari, dinjitet dhe nderë”, u shpreh.

Hristijan Mickovski
Hristijan Mickovski

“ Fituam! Fituam!”, iu drejtua ai partisë së tij nga selia e asaj që njihet si ‘Pallati i Bardhë’ në qendër të Shkupit. “Politikat antishtetërore dhe kriminaliteti u mundën”, u shpreh Mickovski.

VMRO-ja megjithatë nuk i konsideron votat e shqiptarëve që votuan zotin Pendarovski.

Ndërkohë vetë Siljanovska është shprehur me tone tëheqëse ndaj elektoratit të zotit Blerim Reka, duke shpresuar se në balotazh do të ketë mbështejen e tij.

Zoran Zaev
Zoran Zaev

Nga ana tjetër, edhe Lidhja Social Demokrate me tone më të matura e quajti fitore të raundit të parë të kandidatit të saj Stevo Pendarovski. Kryeministri Zaev u bëri thirrje të gjitha komuniteteve etnike që në balotazhin e 5 majit të votojnë për konceptin “për Maqedoninë e Veriut drejt BE-së dhe NATO-s e jo për kthim prapa”.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut do të zgjidhet në balotazh
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:24 0:00

“Pres që qytetarët të cilët e votuan Blerim Rekën, më 5 maj të veprojnë me përgjegjësi dhe kontribuojnë për rrugën që çon përpara”, tha zoti Zaev.

Kandidati Stevo Pendarovski thotë se balotazhi do të jetë më i lehtë sepse dallimi mes tij dhe Siljanovskës është tepër i madh.

Blerim Reka, i mbështetur nga partitë shqiptare të opozitës Aleanca dhe Besa përsëriti se nuk do të orientonte votuesit se për kë ta japin votën e tyre në balotazh. Ai tha se do ta vlerësojë çështjen e kyçjes në politikë pasi të shohë nëse ka marrë më sumë vota se i gjithë Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet e fundit lokale.

Mendohet se ata që votuan zotin Reka vështirë se do ta përkrahnin zonjën Gordana Siljanovska të VMRO-së në balotazh për shkak të retorikës nacionaliste kundrejt shqiptarëve të partisë së saj. Në balotazh duhet të marrin pjes 40% e votuesve të regjistruar në mënyrë që procesi të llogaritet i vlefshëm.

Në zgjedhjet e së dielës u vërejt një pjesmarrje e ulët sidomos në komunat e banuara me shumicë shqiptare, megjithëse zgjedhjet presidenciale në këtë vend nuk tërheqin shumë votues ndërsa kohët e fundit ka patur mjaft debate nëse presidenti do të duhej të vazhdojë të zgjidhet me vota popullore apo në parlament me dy të tretat e votave. Por, për këtë të fundit duhen ndryshime kushtetuese. Po ashtu edhe politike të cilat e dinë se nuk i fitojnë dot zgjedhjet presidenciale e përdorin këtë për t’i matur forcat midis tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG