Lidhje

"Stella" mbulon me borë verilindjen amerikane

Një stuhi e vonë dimërore e quajtur Stella, ka mbuluar me borë pjesë të mëdha të verilindjes amerikane, duke prekur rreth 50 milion njerëz.

Në disa zona, bora arrin në 60 centimetra trashësi. Rreshjet shoqërohen me erëra deri në 100-kilometra në orë.

Mijëra fluturime janë anuluar dhe shumë shkolla janë mbyllur.

Në kryeqytetin Uashington, stuhia ka sjellë deri në pesë centimetra borë të shoqëruar me shi në temperatura nën zero.

Stuhia vjen në fund të një dimri relativisht të ngrohtë e të thatë dhe pritet të zbutë thatësirën që kishte prekur shumë zona.


Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG