Lidhje

Kuvend i Shoqatës Kombëtare amerikane të Armëve


Shoqata kombëtare amerikane e Armëve po zhvillon një kuvendin tre ditore, vetëm dy javë pasi senati dështoi të miratonte një projektligj që do të zgjeronte kontrollin për informacionet e blerësve të armëve.

Më shumë se 70 mijë njerëz priten në kuvendin në Hjuston të shtetit Teksas. Ngjarja zhvillohet në mes të debatit në rritje mbi të drejtën e armëve pas tragjedisë në shkollën fillore Sandy Hook në dhjetor.

Guvernatori i Teksasit dhe ish kandidati presidencial Rick Perry u tha anëtarëve të shoqatës dje se tragjedi të tilla i lejojnë “njerëzit që urrejnë armët” të përdorin mundësinë për të bërë thirrje për ligje të reja.

Protestuesit e mbledhur në Hjuston po bëjnë thirrje për më tepër kontroll për armët, si ndalimi i tipeve ushtarake të armëve apo armët gjysmë automatike..

Anketat tregojnë se më shumë se 70 përqind e amerikanëve mbështesin zgjerimin e kontrollit për ata që blejnë armë.
XS
SM
MD
LG