Agjencia amerikane e Sigurimit Kombëtar ka mbledhur gjatë vitit të kaluar mbi 534 milionë tabulate të thirrjeve telefonike dhe mesazheve nga amerikanët, ose mbi tre herë më shumë se numri i mbledhur gjatë 2016.
Në këtë përfundim arrin raporti i Zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, i bërë publik të premten, i cili vëren një rritje dramatike gjatë vitit të dytë pasi u vu në fuksionim një sistem i ri, pasi Kongresi miratoi një ligj në 2015 në përpjekje për të kufizuar aftësinë e kësaj agjencie për të mbledhur të dhëna të tilla në masë.
Shtimi i sasisë së të dhënave të grumbulluara përkon me shtimin e përdorimit të metodave të reja të përgjimit, gjë që ka alarmuar grupet e të drejtave civile se qeveria po ndërhyn së tepërmi në jetën e qytetarit amerikan.
Megjithë shtimin e të dhënave të mbledhura, sasia e të dhënave që grumbulloi Agjencia e Sigurimit Kombëtar në 2017 është shumë më e vogël se miliarda tabulate që mblidhte ky institucion çdo ditë në bazë të sistemit të mëparshëm. Ky sistem u ekspozua nga ish-kontraktori i agjencisë, Edward Snowden, i cili nxori të dhëna sekrete publikisht.
Facebook Forum