Lidhje

SHBA, propozime për uljen e rrezikut të ngrohjes globale


Presidenti Obama do të njoftojë së shpejti këto propozime që synojnë të përmbushin premtimin e tij për mandatin e dytë

Presidenti amerikan Barack Obama do të njoftojë së shpejti për një numër propozimesh që synojnë të përmbushin premtimin e tij për të ulur rrezikun në rritje të ngrohjes globale në mandatin e tij të dytë.

Heather Zichal, këshilltarja e Presidentit për energjinë dhe ndryshimet e klimës tha në një forum se zoti Obama ka në plan të nxjerrë disa urdhra ekzekutivë për të përshpejtuar zhvillimin e burimeve alternative të energjisë dhe për të rritur efikasitetin e paisjeve elektrike dhe ndërtesave.

Këshilltarja e Presidentit tha gjithashtu se Angjencia për Mbrojtjen e Mjedisit do të marrë masa rregullatore për sasinë e karbonit që çlirojnë komplekset energjitike që punojnë me qymyr. Agjencia ka propozuar rregulla të reja për komplekset e reja.

XS
SM
MD
LG