Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje amerikanëve të reflektojnë pas një vendimi të gjykatës që nxorri të pafajshëm personin që vrau me armë zjarri një adoleshent afrikano-amerikan.
Në një konferencë të papritur shtypi dje, Presidenti Obama tha se po shqyrton masat që vendi mund të marrë për të ecur në drejtim pozitiv në valën e çështjes me ngarkesë raciale.
"Trayvon Martin mund të kisha qënë edhe unë 35 vjet më parë. Kur mendon se pse ndodhi kjo, në komunitetin afrikano-amerikan të paktën, dhimbja është e madhe. Mendoj se është me rëndësi të kuptojnë se komuniteti afrikano-amerikan e shikon këtë çështje në raport me disa përvoja dhe të një historie që nuk harrohet”.
Zoti Obama foli me emocione për stigmatizimin racial të zezakëve, veçanërisht të burrave që vazhdojnë të vuajnë.
"Janë shumë të paktë ata afrikano-amerikanë që nuk e kanë përjetuar ndjekjen kur kanë shkuar për të blerë nëpër dyqane. Këtu përfshihem edhe unë. Ndoshta janë shumë të paktë afrikano-amerikanët që duke kaluar nëpër rrugë nuk kanë dëgjuar që të klikimin e mbylljes së makinave. Kjo më ka ndoshur edhe mua, të paktën që para ase të zgjidhesha senator”.
Adoleshenti, Trayvon Martin, u vra në muajin shkurt të vitit të kaluar, pas përplasjes me rojen vullnetare të një lagjeje hispanike, George Zimmerman. Zimmerman u lirua këtë muaj nga akuzuat për vrasje.
Lirimi i rij nga akuzuar shkaktoi protesta në gjithë vendin dhe Departamenti i Drejtësisë po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave federale kundër Zimmerman-it.