Lidhje

Presidenti Obama: Agjencitë qeveritare vigjilente ndaj kërcënimeve terroriste


Presidenti Obama: Agjencitë qeveritare vigjilente ndaj kërcënimeve terroriste
Presidenti Obama: Agjencitë qeveritare vigjilente ndaj kërcënimeve terroriste

Ish-presidentët amerikanë George W. Bush dhe Bill Clinton morën sot pjesë në një ceremoni të Shanksville të Pensilvanisë, për të përuruar një memorial kushtuar viktimave të avionit të "United Airlines", që u rrëzua në një fushë gjatë sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Memoriali prej guri të bardhë përkujton përpjekjet e pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit për të mposhtur rrëmbyesit e avionit dhe për ta ulur avionin.

Në ceremoni folën ish-presidentët Xhorxh Bush, Bill Clinton dhe zëvendëspresidenti Xho Biden.

Në Washington, Presidenti amerikan Barack Obama po shënon 10 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit duke nderuar ekipet e emergjencës, ushtrinë dhe mijëra njerëzit që humbën jetët e tyre.

Gjatë fjalimit të përjavshëm sot zoti Obama foli për aktet e heroizmit një dekadë më parë në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Nju Jork dhe Pentagon dhe ato në avionin United 93 mbi Shanksville të Pensilvanisë.

Presidenti tha se vitet e fundit Shtetet e Bashkuara kanë luftuar al-Kaidën dhe kanë eleminuar drejtuesit e saj kryesor, përfshi Osama bin Ladenin.

Zoti Obama tha se agjencitë qeveritare mbeten në vigjilencë, duke vazhduar të shtojnë sigurinë në mbarë vendin ndërsa terroristët sipas fjalëve të tij “vazhdojnë të përpiqen të na godasin”.

Presidenti Obama dhe zonja e parë Michelle Obama vizituan Varrezat Kombëtare të Alringtonit, ku qindra mijëra anëtarë të ushtrisë amerikane janë varrosur. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti dhe zonja e parë besojnë se është e rëndësishme për të gjithë amerikanët të nderojnë ata të cilët kanë shërbyer në ushtri nga 11 shtatori 2001.

Presidenti dhe bashkëshortja e tij vizituan pjesët e varrezave ku ndodhen varret e ushtarëve të vrarë në luftërat e dhjetëvjeçarit të fundit në Irak dhe Afganistan.

XS
SM
MD
LG