Lidhje

SHBA për përdorimin e armëve kimike në Siri


Pesidenti Barak Obama thotë se Shtetet e Bashkuara do të hetojnë imtësisht njoftimet për përdorimin e armëve kimike në Siri.

Zoti Obama tha dje në Jerusalem se përdorimi i armëve kimike do të ishte një “gabim tragjik” dhe shtoi se administrata amerikane është “thellësisht skeptike” ndaj deklaratave qeveritare se forcat kryengritëse i përdorën ato.

Më herët, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Siri tha në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtëme se Washingtoni nuk ka fakte që mbështesin akuzat për përdorimin këtë javë të armëve kimike në Sirinë veriore.

Në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan Britanisë së Madhe dhe Francës për t’u bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të hetojnë akuzuat.

Presidenti sirian Bashar al Assad thotë se kryengritësit kanë përdorur armë kimike pranë Alepos, ndërsa kryengritësit thonë se janë forcat e Asadit që e bënë një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG