Lidhje

Mbështetja e presidentit Obama për Hillary Clintonin


Presidenti amerikan Barack Obama I dha dje përkrahjen e tij të shumëpritur kandidates së pritshme demokrate Hillary Clinton, pak pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me rivalin e saj, senatorin e Vermontit Bernie Sanders. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone thotë se mbështetja e zotit Obama është hapi i fundit drejt përpjekjeve për ta bashkuar partinë demokrate pas një fushate të gjatë dhe disa herë të hidhur në zgjedhjet paraprake:

Presidenti Obama nuk humbi kohë t’i jepte mbështetjen e tij Hillary Clintonit. Ajo u bë përmes një videoje të hartuar nga fushata e zonjës Clinton.

“E di se sa e vështirë mund të jetë kjo detyrë, por kjo është pikërisht arsyeja që e di se Hillary do ta bëj atë shumë mirë. Ajo ka kurajon, përkushtimin dhe pasionin për ta bërë punën, ” - tha Presidenti.

Videoja u publikua pak pasi zoti Obama pati një takim të gjatë me rivalin e zonjës Clinton, Bernie Sanders në Shtëpinë e Bardhë.

Sanders u tha gazetarëve se ai ka në plan të takohet me zonjën Clinton në të ardhmen e afërt, dhe dha një tonë optimisht për bashkimin e demokratëve për t’u përballur me kandidatin e pritshëm republikan Donald Trump:

“Unë do të bëj çdo gjë dhe do të punojë shumë për të siguruar se Donald Trump nuk bëhet president i Shteteve të Bashkuara,”- tha zoti Sanders.

Trump reagoi përmes Twitterit, issued his reaction on Twitter, duke përmendur përshkrimin e tij të zonjës Clinton si “mashtruesja Hillary.”

Mbështetja Obama vjen disa ditë pasi zonja Clinton siguroi kandidaturën e partisë demokrate pas një beteje në zgjedhjet paraprake që ishte e gjatë dhe më shumë ndarëse nga sa pritej.

Clinton falenderoi përkrahësit e saj të martën pasi fitoi katër nga gjashtë zgjedhjet paraprake, përfshi Californinë:

“Ne u detyrohemi kaq shumë atyre që erdhën para nesh, dhe nata sonte ju takon ju.”

Clinton mori një mbështetje tjetër të fuqishme dje nga senatorja e Masaçjusets Elizabeth Warren. Warren ishte senatorja e vetme demokrate që nuk kishte dhënë mbështetjen e saj për Clintonin por e bërë këtë në një intervistë për rrjetin televiziv "MSNBC”:

"Jam gati, jam gati të hyj në këtë betejë dhe të punoj me gjithë zemër për Hillary Clintonin për t’u bërë presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara dhe për të siguruar që Donald Trump të mos arrijë as pranë Shtëpisë së Bardhë. "

Megjithë zgjedhjet paraprake të hidhura demokrate, Sanders do të jetë bashkuesi përfundimtar i partisë thotë analisti Bill Galston:

“Zoti Sanders, në se vërtetë mendon atë që thotë dhe e thotë shpesh se dallimi mes tij dhe sekretares Clinton zbehet dhe bëhet i parëndësishëm në krahasim me dallimin mes tij dhe Donald Trumpit, atëherë ai ka të gjithë pushtetin ta bashkojë partinë.”

Clinton dhe Obama do të bëjnë daljen e parë bashkë në fushatë javën e ardhshme në Uiskonsën.

DEMOKRATËT BASHKOJNË FORCAT

Kandidatja demokrate për president, Hillary Clinton, u takua të premten në shtëpinë e saj në Uashington me zonjën Elizabeth Warren, senatore me prirje të majta.

Zonja Warren u bë e njohur si mbështetëse e Zyrës për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorëve, e krijuar pas krizës financiare të vitit 2008 për të mbrojtur investitorët e vegjël në sektorin financiar.

Ajo ka folur hapur për reforma në Wall Street dhe ka kërkuar masa për të zvogëluar pabarazinë e të ardhurave, gjë që e ka vendosur atë majtas zonjës Clinton, e cila ka pikëpamje centriste.

Bisedimet vijnë një ditë pasi senatorja nga shteti Massachusetts vendosi të mbështesë kandidaten Clinton.

Takimi Warren-Clinton ka nxitur hamendje se zonja Clinton mund ta zgjedhë atë si kanidate për zëvendëspresidente.

Senatorja Warren mund të ndihmojë për të shtuar mbështetjen ndaj zonjës Clinton mes përkrahësve të Bernie Sanders, disa nga të cilët kanë shfaqur hezitim për të mbështetur kandidaten Clinton.

XS
SM
MD
LG