Lidhje

Obama: Duhet bërë më tepër për shtresën e mesme


Presidenti Barack Obama thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për të siguruar një ofertë më të mirë për klasën e mesme që është themeli i një rritje më të fuqishme ekonomike.

Në fjalimin e tij të përjavshëm të së shtunës, presidenti tha se edhe përpara krizës ekonomike disa vjet më pare, pasuria ishte padrejtësisht e përqëndruar mes të pasurve, ndërsa shumica e familjeve punonin gjithnjë e më shumë për të mbijetuar. Ai tha se kthimi i kësaj tendence duhet të jetë përparësia më e madhe e Uashingtonit.

Zoti Obama tha se po propozon një ofertë të madhe për klasën e mesme. Ai tha se do të punojë me republikanët për të thjeshtëzuar kodin e taksave, por vetëm në se kursimet do të përdoren për të bërë investime për të krijuar vende pune për klasën e mesme. Ai tha se kërkon të verë punëtorët e ndërtimit përsëri në punë dhe të ndihmojë kolegjet e komuniteteve të edukojnë studentët për një ekonomi globale, të gjitha këto pa shtuar defiçitin.

Senatorja republikane Susan Collins preku ekonominë në fjalimin e përvajshëm të partisë së saj. Ajo tha se reforma e zotit Obama për kujdesin shëndetësor po shkurajon bizneset e vogla të krijojnë vende pune duke punësuar të rinj.
XS
SM
MD
LG