Lidhje

Pres. Obama, fushatë në Ohajo dhe Pensilvani


Zoti Obama rifillon fushatën me një udhëtim dy ditor me autobus në këto dy shtete vendimtare për zgjedhjet e përgjithshme në nëntor

Presidenti Barack Obama thotë se qeveria e tij do të bëjë të gjitha përpjekjet që Kina të mbajë përgjegjësi për praktika që dëmtojnë prodhuesit amerikanë të makinave.

Duke folur në një aktivitet fushate në Toledo të Ohajos, zoti Obama tha se amerikanët kanë nevojë për një konkurrencë të ndershme.

Administrata e tij depozitoi sot një ankesë në Organizatën Botërore të Tregëtisë që përqendrohet në rolin e krahut të punës kinez në prodhimin e makinave amerikane.

Në Toledo ka një kompleks të madh prodhimi makinash.

Zoti Obama nisi sot një udhëtim dy ditor me autobus në Ohajo dhe Pensilvani, dy shtete vendimtare për zgjedhjet e përgjithshme në nëntor.

Zoti Obama fitoi në të dyja këto shtete në vitin 2008 dhe anketat e fundit tregojnë se ai ka një epërsi të lehtë ndaj kundërshtarit republikan Mitt Romney. Presidenti do ta paraqesë veten si një kampion i amerikanëve të thjeshtë në krahasim me zotin Romney, që ishte një biznesmen i pasur para se të hynte në politikë.

Fushata e Presidentit Obama ka filluar të ngrejë pyetje për periudhën kur zoti Romney drejtonte një firmë investimesh, që disa kritikë thonë se kishte investuar në kompani që kanë transferuar vende pune nga Amerika në vende të tjera.

XS
SM
MD
LG