Lidhje

Obama shtyn masat për imigracionin


Presidenti amerikan Barak Obama ka vendosur të shtyjë veprimin mbi reformën e imigracionin deri në zgjedhjet e nëntorit për në kongresin.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë diskutuan vendimin sot në kushte anonimiteti para se ai të shpallet zyrtarisht.

Zyrtarët thanë se presidenti beson se duke marrë hapat e tij në këtë çështje teje të politizuar gjatë fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në Kongres, do të dëmtonte përpjekjet për të miratuar një reformë të gjerë. Por ata thanë se ai ende ka në plan të veprojë para fundit të vitit.

Përveç 11 milionë njerëzve që jetojnë tashmë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme, vendi ka qenë duke luftuar për të zgjidhur çështjen e fluksit në rritje në fëmijët emigrantë që kalojnë kufirin nga Meksika.

Me legjislacionin për të adresuar krizën e vonuar në Kongres, Presidenti Obama ka premtuar të ndërmarrë një veprim ekzekutiv.

Vendimi i tij për të pritur ka të ngjarë të zemërojë mbështetësit e imigracionit, ndërsa ofron ndihmë për disa demokratë që garojnë për në Senat.

XS
SM
MD
LG