Lidhje

Obama: Zbatim human i ligjeve të imigracionit


Presidenti amerikan Barack Obama tha se e ka udhëzuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare të gjejë rrugë të reja për të zbatuar ligjet e imigracionit në mënyrë më humane.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama e bëri njoftimin gjatë një takimi të enjten me anëtarët e grupit të çështjeve hispanike në Kongres.

Grupet latino e kanë kritikuar zotin Obama për praktikat e deportimit, ndërsa lëvizjet drejt reformimit të sistemit të imigracionit kanë ngecur në Kongres.

Ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve janë në qendër të ngërçit të krijuar me drejtuesit e partisë, që thonë se legjislacioni nuk ka të ngjarë të hidhet në votën para zgjedhjeve të nëntorit për në Kongres. Senati e miratoi versionin e projektligjit qershorin e kaluar.

Shumë mbrojtës të emigracionit kanë shprehur zhgënjim me trajtimin e miliona emigrantëve që jetojnë në vend në mënyrë të paligjshme. Presidenti ka ndërmarrë hapa për të lehtësuar dëbimet e fëmijëve të sjellë në SHBA në mënyrë të paligjshme nga prindërit e tyre. Por grupet e të drejtave të emigrantëve i kanë kërkuar atij që të bëjë më shumë.
XS
SM
MD
LG