Lidhje

Obama për ndryshime ligjit të imigracionit


Presidenti amerikan Barack Obama po i thotë Kongresit se “tani është koha” për të ndryshuar sistemin e imigracionit në vend.

Udhëheqësi amerikan tha në Shtëpinë e Bardhë sot se ai mbështet një propozim kompromisi se do të forcojë sigurinë përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën dhe u ofron 11 milion punëtorëve të huaj pa dokumenta në vend një shteg për të marrë shtetësinë amerikane gjatë një periudhe 13 vjeçare.

Ndërsa senati e hedh në votë masën sot pasdite, zoti Obama tha se as ai dhe as ligjvënësit nuk do të kënaqen nga të gjitha dispozitat e ligjit. Por ai tha se ligji është “shansi më i mirë në vite” për të arritur “ një reformë kuptimplotë” dhe se kongresi duhet ta miratojë atë.
XS
SM
MD
LG