Lidhje

Presidenti Obama flet për pasojat e pabarazisë ekonomike


Presidenti Barak Obama thotë se qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet t’i kundërvihet prirjeve të dekadave të fundit për rritjen e pabarazive ekonomike që rrezikon ëndërrën amerikane.

Presidenti foli në Qendrën Amerikane për Përparim, një organizatë e politikave publike, që ka prirje liberale për çështjet ekonomike. Ai tha se që nga koha kur ai përfundoi shkollën e mesme në vitin 1979, ekonomia amerikane është dyfishuar nga përmasat, ndërsa pasuria është shpërndarë vetëm në mesin e një grupi njerëzizh.

Presidenti i inkurajoi amerikanët të mos mendojnë për pabarazitë si një shqetësim për një grup të vogël njerëzish në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se hendeku mes mundësive në Shtetet e Bashkuara lidhet po aq me klasën, sa edhe me racën. Ai e cilësoi nevojën për mirëqënien e të gjithë amerikanëve si sfidën më të madhe të kohës, duke shtuar se rezultati i debatit që vazhdon tani në Washington do të ketë ndikime reale në të ardhmen e vendit.
XS
SM
MD
LG