Lidhje

Washington: Takim Obama-Karzai


Presidenti Obama dhe homologu i tij afgan Karzai u takuan në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi rolin e ardhshëm të SHBA në Afganistan

Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij afgan Hamid Karzai u takua sot në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi rolin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, takimi i tyre i parë pas rizgjedhjes së zotit Obama.

Të dy udhëheqësit po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp sot pasdite.

Planet e tanishme bëjnë thirrje për tërheqjen e pothuajse të 70 mijë trupave amerikane nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.

Por ky plan varet nga një numër kushtesh , përfshi faktin nëse forcat afgane janë në gjendje të marrin në dorë sigurinë deri në atë kohë. Nuk është ende e qartë cili do të jetë roli i amerikanëve që do të mbesin.
On Thursday, Mr. Karzai met with Secretary of State Hillary Clinton.

Më parë në Pentagon, Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta i tha zotit Karzai se Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani kanë ardhur përmes një rruge të gjatë për të siguruar që Afganistani nuk do të bëhet përsëri strehë për terrorizmin.
XS
SM
MD
LG