Lidhje

Obama, Klinton shprehen ashpër ndaj dhunës në Siri


Obama, Klinton shprehen ashpër ndaj dhunës në Siri
Obama, Klinton shprehen ashpër ndaj dhunës në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, u shprehën ashpër dje për situatën gjithnjë e më të dhunshme në Siri.

Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të shikojnë mundësinë e përdorimit “të çdo mjeti në dispozicion” për të ndalur vrasjet e civilëve të pafajshëm në Siri. Ai tha se është tejet urgjente që komuniteti ndërkombëtar t’i dërgojë një mesazh të qartë Presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad se ka ardhur koha që rregjimi të ndryshojë rrugë.

Presidenti Obama e bëri këtë deklaratë pasi sekretarja Klinton parashikoi se zori Asad do ta paguajë shtrenjtë shkeljen e të drejtave të popullit sirian dhe shpërfilljen e shqetësimit të komunitetit ndërkombëtar për dhunën e ushtruar ndaj opozitës në Siri.

Sekretarja Klinton u takua me përfaqësuesit e më shumë se 70 vendeve dhe organizatave qeveritare në Tunizi dje, në një përpjekje të re për t’i dhënë fund gjakdersdhjes në Siri që ka lënë mijëra të vrarë.

Një grup vendesh perëndimore dhe arabe, i njohur si “Miqtë e Sirisë, u mblodhën dje në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis, për të kërkuar nga autoritetet siriane të zotohen që t’i japin menjëherë fund të gjitha formave të dhunës dhe të lejojnë shpërndarjen brenda disa ditësh të ndihmave humanitare në zonat e prekura me rëndë.

XS
SM
MD
LG