Lidhje

Obama: Kongresi të miratojë zgjatjen e shkurtimit të taksave


House floor.
House floor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se qeveria federale nuk duhet të mbyllet sepse kongresi nuk mund të gjejë një marrëveshje për një problem mbi taksat.

Sot, në Uashington, Presidenti u kërkoi ligjvënësve të zgjasin lënien në fuqi të taksave të ulura para se të marrin pushimet e fundvitit, sepse përndryshe, tha ai, 160 milionë punonjës amerikanë do të duhet të paguajnë taksa më të larta prej datës 1 janar.

Fondet federale skadojnë pas ditës së nesërme. Ligjvëvësit e Shteteve të Bashkuara janë shprehur optimistë se një marrëveshje mbi këtë çështje do të arrihet para skadimit të afatit, për të parandaluar mbylljen e zyrave të qeverisë federale.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Harry Reid tha se anëtarët e Kongresit po punojnë sot për arritjen e një marrëveshjeje e cila do të evitonte mbylljen e zyrave të institucioneve dhe që do të linte në fuqi taksat e ulura.

XS
SM
MD
LG