Lidhje

Obama kritikon kandidatët republikanë për president


Presidenti Barak Obama i kritikoi sot kandidatët republikanë për president, duke i akuzuar ata për kthimin në gjuhën e ashpër të kërcënimeve ndaj Iranit.

Zoti Obama mbajti konferencën e parë për shtyp që nga nëntori, ku i kritikoi rivalët e tij republikanë për nxitjen e një ndërhyrjeje ushtarake në Iran.

Ai kritikoi “mënyrën e rastësishme” me të cilët disa njerëz flasin për luftën, duke thënë se lufta nuk mund të jetë e tillë. Disa nga kandidatët republikantë për president kanë paralajmëruar se Presidenti Obama do të sigurohet që Irani ndërton armë bërthamore. Gjatë fjalimve që ata mbajtën sot në Washington para një grupi pro-izraelit, tre nga kandidatë republikanë bënë thirrje për një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit, duke marrë masa, që nga vendosja e anijeve luftarake përgjatë brigjeve iraniane, deri tek asgjësimi i objekteve bërthamore që ka vendi. Presidenti i doli në mbrojtje politikës amerikane ndja Iranit, duke thënë se Teherani po ndeshet me sanksione të rralla, tepër të ashpëra dhe se qeveria iraniane është tani e izoluar. Por ai shtoi se diplomatët amerikanë besojnë se tensionet me Iranin ende mund të zgjidhen me mjete diplomatike.

XS
SM
MD
LG