Lidhje

Obama kritikon universitetet që përpiqen të përfitojnë financiarisht nga trupat dhe veteranët


Presidenti Barak Obama thotë se vendi duhet të bëjë më shumë për të përmbushur premtimin ndaj trupave ushtarake.

Zoti Obama e shfrytëzoi fjalimin e tij të përjavshëm për të kritikuar universitetet që janë përpjekur të përfitojnë financiarisht nga trupat dhe veteranët, disa prej të cilëve janë kthyer me lëndime të rënda nga lufta. Presidenti tha se kishte nënshkruar dje një urdhëresë të re që do të ndihmojë t’i informojë trupat për ndihmat financiare që ekzistojnë për të përballuar koston e studimeve. Administrata e tij, tha zoti Obama, do t’i vërë në shënjestër institucionet akademike që përpiqen të përfitojnë nga veteranët.

Që pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar veteranët të ndjekin arsimin e lartë duke ofruar një program ndihmash financiare të njohur si G.I. bill. Programi u rigjallërua pas fillimit të luftrave në Irak dhe Afganistan. Por presidenti tha se disa universitete po e shfrytëzojnë këtë ligj për të nxjerrë fitime.

Në një shembull që solli presidenti, një punonjës në zyrën e pranimeve në një universitet kishte regjistruar për studime një grup marinsash me dëmtime aq të rënda në tru, sa që nuk mbanin mend as lëndët që po ndiqnin.

XS
SM
MD
LG