Lidhje

Obama: Lirimi i të burgosurve në Birmani, hap i rëndësishëm drejt reformave demokratike


Obama: Lirimi i të burgosurve në Birmani, hap i rëndësishëm drejt reformave demokratike
Obama: Lirimi i të burgosurve në Birmani, hap i rëndësishëm drejt reformave demokratike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama tha se vendimi i Birmanisë për të liruar qindra të burgosur politikë është “një hap i rëndësishëm përpara drejt reformave demokratike”.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, e përshkroi lirimin e djeshëm të të burgosurve si vendimin më të rëndësishëm deri më sot, sepse ai përfshin edhe një numër figurash të shquara politike, të cilët do të ndihmojnë për pajtimin kombëtar.

Qeveria e Birmanisë dhe aktivistët vendas thanë se 651 të burgosur u lirian dje në kuadër të një amnistie masive, në përputhje me kërkesat e parashtruara qartë nga sekretarja e Shtetit Hillari Klinton gjatë vizitës së saj në Birmani muajin e kaluar.

Në përgjigje të këtij vendimi të qeverisë birmaneze, sekretarja Klinton njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë procesin e shkëmbimit të ambasadorëve me Birmaninë.

XS
SM
MD
LG