Lidhje

Obama, lufta kundër SIDA-s mund të fitohet me një përkushtim më të madh


Obama, lufta kundër SIDA-s mund të fitohet me një përkushtim më të madh
Obama, lufta kundër SIDA-s mund të fitohet me një përkushtim më të madh

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se lufta kundër SIDË-s është larg përfundimit, por se ajo mund të fitohet me një përkushtim më të madh në luftën kundër epidemisë globale.

Zoti Obama bëri të njohur sot, në Ditën Botërore të SIDË-s një shumë shtesë prej 50 milionë dollarësh për të luftuar SIDË-n në Shtetet e Bashkuara dhe trajtimin për dy milionë njerëz në mbarë botën.

Zoti Obama tha se duhet bërë më tepër për 1,2 milionë amerikanët që jetojnë me sëmundjen.

Ndërsa numri i njerëzve të infektuar me SIDË po pakësohet në pjesë të tjera të botës, presidenti thotë se ai po qëndron i pandyrshuar në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG