Lidhje

Obama, Maliki përshëndesin fillimin e “një kapitulli të ri” për Irakun


Obama, Maliki përshëndesin fillimin e “një kapitulli të ri” për Irakun
Obama, Maliki përshëndesin fillimin e “një kapitulli të ri” për Irakun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama dhe kryeministri irakian Nouri al-Maliki përshëndetën fillimin e “një kapitulli të ri” për Irakun, pa praninë e trupave amerikane në Irak, pas luftës nëntë vjeçare.

Bisedimet e sotme në Shtëpinë e Bardhë u përqendruan tek rrugët e bashkëpunimit pas tërheqjes së plotë të trupave amerikane që përfundon më 31 dhjetor. Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu çështje si tregëtia, energjia, arsimi dhe investimet amerikane në Irak.

Në një konferencë për shtyp pas bisedimeve, zoti Obama u zotua se Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithnjë në krah të popullit irakian, për ta ndihmuar në ngritjen e themeleve ekonomike, të sigurisë dhe demokratike.

Ai paralajmëroi vendet e tjera që të mos ndërhyjnë në Irak pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara.

Zoti Maliki falenderoi Shtetet e Bashkuara për angazhimin e tyre dhe tha se objektiva të përbashkëta janë arritur në fushat e zgjedhjeve, transferimit paqësor të pushtetit dhe në krijimin e “një politike të jashtme që nuk ndërhyn në punët e brendshme të të tjerëve”. Ai tha se tërheqja e trupave amerikane tregon sukses, në të kundërt nga ajo që kanë thënë të tjerët.

XS
SM
MD
LG