Lidhje

Presidenti Obama promovon marrëveshjen me Iranin


President Barack Obama answers questions about the Iran nuclear deal during a news conference in the East Room of the White House in Washington, July 15, 2015.
President Barack Obama answers questions about the Iran nuclear deal during a news conference in the East Room of the White House in Washington, July 15, 2015.

Presidenti Barack Obama mbrojti fuqimisht marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke e paraqitur atë si të vetmen mundësi për të shmangur një luftë me Iranin dhe një garë bërthamore në Lindjen e Mesme.

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara, Irani dhe fuqitë botërore shpallën marrëveshjen historike, Presidenti Obama u tha gazetarëve se SHBA përballen me një zgjedhje themelore nëse duhet apo jo të përqafojnë mundësinë për ta zgjidhur çështjen bërthamore të Iranit në mënyrë paqësore. Komentet që ai bëri të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë dukej qartë se i drejtoheshin Kongresit, ku ligjvënësit janë duke diskutuar rreth legjislacionit në fjalë në përpjekje për të penguar zbatimin e marrëveshjes.

"Unë pres që debati të jetë i fuqishëm, dhe ashtu duhet të jetë,'' tha Presidenti Obama, duke iu drejtuar ligjvënësve skeptikë që ata të reflektojnë se cila do të ishte alternativa.

Megjithatë, kritikët e marrëveshjes, duke përfshirë edhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, po bëhen gjithnjë e më të zëshëm.

Presidenti Obama tha se në mungesë të një marrëveshjeje, sanksionet ekonomike që e sollën Iranin në tryezën e bisedimeve do ta humbisnin fuqinë dhe bashkësia ndërkombëtare nuk do të ishte më në gjendje ta rivendoste regjimin e sanksioneve.

Pa një marrëveshje, ne rrezikojmë edhe më shumë luftë në Lindjen e Mesme, dhe vende të tjera të rajonit do të ndjeheshin të detyruar të zhvillonin armët e tyre bërthamore,'' tha Presidenti Obama.

XS
SM
MD
LG