Lidhje

Dhurata e Pres. Obamës për bashkëshorten


Presidenti Obama i bëri bashkëshortes së tij Michelle një dhuratë mjaft të veçantë për ditëlindje, një dhuratë që shumë nëna e ëndërrojnë. Dhurata është që ajo të vazhdojë të qëndrojë edhe për ca ditë për pushime në Havai pa u dashur që të ketë edhe fëmijët me vete.

Familja Obama kaloi në Havai dy javë pushime dhe tani, zonja Obama do të qëndrojë atje edhe disa ditë më shumë në prag të 50-vjetorit të ditëlindjes së saj që është këtë muaj, për t'u takuar me miq e të afërm.

Presidenti Obama dhe dy vajzat Sasha dhe Malia, u larguan nga ishulli i këndshëm e i ngrohtë Oahu dhe dje i hipën avionit presidencial për t'u kthyer në temperaturat e akullta të Uashingtonit. Ende nuk është njoftuar se kur do të kthehet Zonja e Parë.

Pritet që Presidenti Obama të vazhdojë në Uashington trysninë ndaj Kongresit që ai të zgjasë ndihmën për njerëzit që janë duke kërkuar punë.
XS
SM
MD
LG