Lidhje

Obama ngrin pagat për punonjësit e qeverisë federale


Obama ngrin pagat për punonjësit e qeverisë federale
Obama ngrin pagat për punonjësit e qeverisë federale

Presidenti amerikan Barak Obama ka propozuar ngrirjen e pagave për punonjësit e qeverisë federale, në përpjekje për të kursyer miliarda dollarë gjatë 2 viteve të ardhshme.

Ai e bëri propozimin sot, duke thënë se shkurtimi i shpenzimeve qeveritare do të kërkojë sakrifica në shkallë të gjerë, një pjesë e të cilave do të përballohet nga punonjësit federalë.

Ngrirja 2 vjeçare do të përfshinte punonjësit e sektorit civil, përfshirë edhe personelin e Departamentit të Mbrojtjes, por jo pjesëtarët e forcave të armatosura. Shtëpia e Bardhë ka thënë se parashikohet që shkurtimet do të kursejnë 2 miliardë dollarë për vitin fiskal 2011, 28 miliardë për 5 vitet e ardhshme dhe mbi 60 miliardë gjatë periudhës 10 vjeçare.

Zoti Obama do të takohet nesër me udhëheqës në Kongres, ku ndër të tjera do të diskutohen edhe masa për përmirësimin e ekonomisë amerikane.

XS
SM
MD
LG