Lidhje

Obama: Nuk ka një zgjidhje të thjeshtë për të ndalur ngritjen e çmimit të karburantit


Obama: Nuk ka një zgjidhje të thjeshtë për të ndalur ngritjen e çmimit të karburantit
Obama: Nuk ka një zgjidhje të thjeshtë për të ndalur ngritjen e çmimit të karburantit

Presidenti amerikan, Barack Obama tha se nuk ka një zgjidhje të thjeshtë për të ndalur ngritjen e çmimit të karburantit, megjithë premtimet nga disa politikanë se një ditë çmimi për një gallon do të bjerë në 2 dollarë.

Gjatë fjalimit të tij javor, Presidenti Obama tha sot se zhvillimi i burimeve të reja energjetike, siç janë erërat, dielli dhe lëndet djegëse me përmbajtje bimore janë çelsi i një zgjidhjeje të qëndrueshme të energjisë më afat të gjatë.

Ai tha se shtimi i shpimeve nuk është plan, por është slogan për të ndihmuar politikanët në zgjedhje. Presidenti Obama tha se prodhimi amerikan i naftës qysh tani ka arritur nivelin më të lartë në 8 vjet.

Zoti Obama kritikoi kongresin se po vazhdon t’i shperblejë kompanitë amerikane të naftës me subvencione prej 4 miliard dollarësh në taksa. Presidenti Obama propozoi që kongresi të përtërijë kreditet e taksës së energjisë së pastër, që ai tha se do të krijonte vende të reja pune dhe do të paksonte nevojen për naftë nga vendet e huaja.

Në përgjigjen republikane ndaj fjalimit të Presidenti, Senatoria Kay Bailey Hutchinson nga Texasi tha se politika e Presidentit po ngadalson shpikjet e lëndëve djegëse, shpimet për naftë dhe gaz natyror. Senatorja Hutchinson tha se projektet e shpimeve të kufizuara zhdukin vende pune në industrinë e naftës.

XS
SM
MD
LG