Lidhje

Presidenti Obama emëron Ashton Carter si kreun e Pentagonit


Presidenti Barack Obama emëroi sot ish zëvendës shefin e Pentagonit Ashton Carter si sekretarin e ardhshëm të mbrojtjes.

Me profesion fizikant dhe ekspert i armëve të teknologjisë së lartë, zoti Carter, ka shërbyer si zëvendës sekretar i Mbrojtjes nga viti 2011 deri 2013. Ai thuhet se gëzon mbështetje nga të dyja partitë në Kongres.

Në se konfirmohet nga Kongresi, zoti Carter do të zëvendësojë sekretarin e tanishëm Chuck Hagel, i cili dha dorëheqjen nën presion muajin e kaluar, pas dy vjetësh në këtë detyrë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë mohuar publikisht se zoti Hagel u detyrua të jepte dorëheqjen, por zyrtarë të tjerë, kanë konfirmuar në kushte anonimiteti, se ai është detyruar të largohet.

XS
SM
MD
LG