Lidhje

Pres. Obama njofton sanksione të reja kundër Rusisë


Presidenti Barack Obama njoftoi sanksione të reja amerikane të cilat kanë në shënjestër sektorët rusë të energjisë, mbrojtjes dhe financave për shkak të mbështetjes që Moska po u jep rebelëve në Ukrainës lindore.

Presidenti Obama, duke folur dje në Shtëpinë e Bardhë, i lidhi sanksionet e reja me rrëzimin e avionit malajzian më 17 korrik në të cilin u vranë 298 pasagjerët në bord. Analistët amerikanë thonë se aeroplani, i cili u rrëzua mbi Ukrainën lindore, u shkatërrua nga një raketë ruse që ka të ngjarë të jet lëshuar nga rebelët pro-rusë të cilët besonin se avioni i përkiste Ukrainës.

Në Bruksel ndërkohë, ambasadorët nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përfshirë një embargo armësh dhe një ndalim për tregtinë e pajisjeve për sektorët rusë të naftës dhe të mbrojtjes. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se masat e BE-së kundër Moskës ishin "të pashmangshme."

Zoti Obama tha se Moska ka dështuar të bashkëpunojë me hetuesit ndërkombëtarë në përpjekjet për hetimin e shkaqeve të rrëzimit të të avionit malajzian. Ai gjithashtu akuzoi Kremlinin për vazhdimin e grumbullimit të trupave në afërsi të kufirit me Ukrainën, dhe tha se Moska ka vazhduar të dërgojë pajisje ushtarake për separatistët pro-rusë.

Moska ka mohuar vazhdimisht armatosjen e seperatistëve, pavarësisht imazheve satelitore që zyrtarët amerikanë thonë se tregojnë se Rusia ka po bombardon nga territori i saj objektivat në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG