Lidhje

Presidenti Obama emëron 15 zyrtarë pa miratimin e Senatit amerikan


Shtëpia e Bardhë po i del në mbrojtje vendimit të presidentit Barak Obama për të emëruar 15 zyrtarë në pozicione të larta të administratës duke anashkaluar nevojën e miratimit nga Senati.

Në një intervistë televizive sot, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë David Axelrod tha se shumë nga 77 kandidaturat e administratës për poste të larta federale janë bllokuar për disa muaj nga taktikat penguese të republikanëve. Ai tha se presidenti vendosi të bëjë këto 15 emërime gjatë sezonit të pushimeve të Senatit, në mënyrë që zyrtarët të fillojnë punët e rëndësishme në një numër agjencish federale.

Si presidentët republikanë ashtu edhe ata demokratë e kanë përdorur këtë taktikë qindra herë për të anashkaluar nevojën e konfirmimit në Senat. Partitë opozitare gjithnjë e dënojnë taktikën si një abuzim të fuqisë presidenciale.

XS
SM
MD
LG