Lidhje

Presidenti Obama viziton Suedinë


Presidenti amerikan Barak Obama sot fillon një turne tre ditor në Suedi dhe Rusi ndërkohë që administrata e tij është në kërkim të autorizimit nga kongresi për një ndërhyrje ushtarake në Siri.

Ai do të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve të G20-tës në Shën Petersburg të Rusisë ku pritet t’i bëjë thirrje udhëheqësve botëror të mbështesin sulmet ushtarake kundër Sirisë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se vizita në Suedi u organizua pasi presidenti Obama pezulloi takimet me homologun e tij rus Vladimir Putin si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Rusisë për t’i dhënë azil ish kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, i cili akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për nxjerrjen e sekreteve kombëtare. Publikimi i programeve amerikane të përgjimit nga Edward Snowden nxiti reagime të ashpëra nga vendet evropiane dhe vende të tjera. Presidenti Obama në takimin e G-20-ës pritet të përballet me pyejte në lidhje me shtrirjen e programeve amerikane të përgjimit ashtu siç ndodhi këtë verë gjatë takimit të grupit të tetë vendeve më të industralizuara.
XS
SM
MD
LG