Lidhje

Obama takon këshilltarët për rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës


Obama takon këshilltarët për rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës
Obama takon këshilltarët për rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës

Presidenti Barak Obama po takohet me këshilltarët e tij në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar situatën e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës.

Zyrtarët e administratës thanë se presidenti është tepër i shqetësuar që kompania BP që duhet të ndalte rrjedhën nuk ka mundur ta bëjë këtë në tre javë që nga shpërthimi në pusin e nënujshëm. Zoti Obama do të bëjë një deklaratë pas diskutimeve.

Ndërkohë studiuesit llogarisin se sasia e naftës që derdhet në Gjirin e Meksikës është shumë më e madhe se 5 mijë fuçi në ditë siç llogaritej nga BP-ja. Ata thonë se llogaritjet e bëra nga videot e marra sugjerojnë se rrjedhja është gati 70 mijë fuçi nafte në ditë.

XS
SM
MD
LG