Lidhje

Obama, Xi, diskutojnë sulmet kibernetike


Ob
Ob

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se ai dhe homologu i tij kinez Xi Jinping kanë rënë dakord se qeveritë e të dyja vendeve nuk do të bëjnë “me dijeni” vjedhje kibernetike të pronës intelektuale dhe sekrete tregtare e komerciale, një çështje që ka qenë një burim tensionesh mes dy vendeve.

Në një konferencë të përbashkët shtypi të premten pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama tha se të dyja palët do të thellojnë bashkëpunimin në një gamë të gjerë çështjesh duke pranuar dallimet që ekzistojnë mes dy vendeve.

Bisedimet mes dy udhëheqësve pritej të përqëndroheshin në dyshimet se Kina po mbledh të dhëna kibernetike të kundërzbulimit, praktikat ekonomike të Pekinit dhe politikën e tij mbi mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore.

Në një ceremoni mikpritëse më parë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Xi tha se marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë "në një pikënisje të re."

Presidenti amerikan tha se "dy vendet tona të mëdha, në qoftë se ne punojmë së bashku, kanë një aftësi të pashoqe për të formësuar rrjedhën e këtij shekulli".

Obama përmendi shqetësimin mbi të drejtat e njeriut që kanë qenë një burim fërkimi mes Uashingtonit dhe Pekinit. "Vendet janë më të suksesshme dhe bota përparon më shumë kur mbështeten të drejtat universale të të gjithë njerëzve", tha presidenti amerikan.

Presidenti Xi të enjten erdhi në Uashington nga qyteti Siatëll, ku udhëheqësi kinez u përpoq t’i siguronte kompanitë amerikane se ai është duke punuar për të krijuar një klimë më të favorshme për investime në vendin e tij.

Më pas të enjten, Presidenti Obama priti preisdenti në një darkë pune në Shtëpinë e Bardhë. Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë thanë se bisedimet e tyre private ishin një mundësi për të filluar bisedimet për trajtimin e çështjeve kryesore që do të diskutohen gjatë vizitës shtetërore një javore të presidenti Xi.

XS
SM
MD
LG