Lidhje

ODIHR rekomandon 430 vëzhgues ndërkombëtarë


Ekspertët thonë se një grup prej 30 vëzhguesish duhet të jenë me mision afatgjatë, ndërsa 400 të tjerë duhet të jenë në Shqipëri për të mbikqyrur ditën e votimit, procesin e numërimit dhe të nxjerrjes së rezultatit

Delegacioni i ODIHR-it, i cili tre javë më parë shkoi në Shqipëri për të vlerësuar situatën zgjedhore, rekomandoi sot që zgjedhjet e 23 qershorit të vëzhgohen nga një mision prej 430 vëzhguesish ndërkombëtarë.

Në raportin e publikuar prej tyre, ndërsa analizojnë situatën parazgjedhore, ekspertët e ODIHR-it shprehen se një grup prej 30 vëzhguesish duhet të jenë me një mision afatgjatë, ndërsa 400 të tjerë duhet të jenë në Shqipëri për të mbikqyrur ditën e votimit, procesin e numërimit dhe të nxjerrjes së rezultatit.

Duke qenë se nxjerrja e rezultatit përfundimtar kërkon një kohë më të gjatë ata sugjerojnë që misioni afatgjatë të qëndrojë në vend disa ditë pas votimit për të ndjekur përfundimin e të gjithë procesit. Sipas tyre vëzhguesit duhet të përqëndrohen në kuadrin ligjor zgjedhor shqiptar, në mënyrën e administrimit të zgjedhjeve, zbatimin e teknologjive të reja, në listat e votuesve, mbulimin mediatik dhe zhvillimin e fushatës.

Në raportin e tyre ekspertët e ODIHR-it nënvizuan se zgjedhjet pritet të zvillohen në një atmfosferë të tensionuar politike për shkak të konfliktit mes dy forcave kryesore politike.

XS
SM
MD
LG