Lidhje

Arrestohet për abuzime ish drejtori i ALUIZNI-t Shkodër


Abuzimet me procedurat ligjore të legalizimit të ndërtimeve informale kanë çuar në arrestimin e ish drejtorit rajonal të ALUIZNI-t në Shkodër, Ardian Dodani. Arrestimi i tij u bë të premten në mesditë nga forcat e policisë vendore pasi gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”. Vendimi u mor me kërkesë të prokurorisë, pas dyshimeve se ish drejtori Dodani ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në procesin e legalizimit të objekteve pa leje.

Burime nga Prokuroria e Shkodrës pohuan se në të paktën 5 raste, kryesisht gjatë vitit 2015, ish-drejtori i ALUIZNI-t, Ardian Dodani, dyshohet se ka shkelur kuadrin ligjor që rregullon procesin e legalizimit të objekteve informale duke legalizuar objekte tregtare (bar-restorante) pranë rrugëve kryesore ose në zonën turistike të Shirokës, ku nuk lejohet legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje.
Sipas organit te akuzës, ish drejtori i ALUIZNI-t Shkodër, ka nënshkruar vetë praktikat e legalizimit, ndërkohë që asnjë prej zyrtarëve të tjerë nuk i ka nënshkruar ato, gjë që ka hedhur dyshime të arsyeshme se, gjatë kohës që ai ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Shkodër, ka konsumuar elementët e veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG