Lidhje

OKB: Arritje të mëdha kundër HIV-it, por ende duhen përpjekje


OKB: Arritje të mëdha kundër HIV-it, por ende duhen përpjekje
OKB: Arritje të mëdha kundër HIV-it, por ende duhen përpjekje

Një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar sot, thotë se bota ka realizuar arritje të jashtëzakonshme gjatë vitit të fundit në luftën kundër virusit HIV, por nevojiten përpjekje më të mëdha për të ndaluar këtë epidemi globale.

Raporti, i përgatitur nën drejtimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, arrin në përfundimin se numri i infeksioneve të reja ka rënë 15 për qind gjatë dekadës së fundit. Po sipas raportit, ka pasur një rënie prej 22 për qind të vdekjeve nga SIDA gjatë 5 viteve të fundit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun thotë se bota është tani në gjendje ta ndalë këtë epidemi, por ai u bëri thirrje donatorëve ndërkombëtarë të përmbushin nevojën për 24 miliardë dollarë në vit për të financuar plotësisht nismat globale.

Raporti i publikuar në prag të Ditës Ndërkombëtare të SIDA-s, përllogarit se sot në botë ka 34 milionë vetë që jetojnë me virusin HIV.

XS
SM
MD
LG