Lidhje

OKB bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në Libi


OKB bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në Libi
OKB bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në Libi

Në Libi, ndërsa bombardimet e forcave qeveritare kanë vazhduar edhe sot në qytetin Misrata, Kombet e Bashkuara po bëjnë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve. Ditët e fundit luftimet mes palëve kanë shkaktuar dhjetra të vrarë në pjesën perëndimore të vendit. Dje forcat e Muamar Gadafit vranë 17 banorë të qytetit të Misratës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon dhe e dërguara e tij për ndihmat humanitare shprehën sot shqetësim të thellë për viktimat dhe dëmet e mëdha të shkaktuara nga lufta. Ndërsa në Misrata vazhdonin luftimet, atje filloi një përpjekje humanitare, gjatë së cilës u evakuuan me një anije rreth 1 mijë punonjës të huaj dhe të plagosur libianë. Kombet e Bashkuara dhe zyrtarët libianë arritën dje një marrëveshje për t’i lejuar punonjësit e ndihmave në vend për të ndihmuar në evakuimin e banorëve të Misratës për shkak të luftimeve.

XS
SM
MD
LG