Lidhje

Ban Ki Mun, thirrje udhëheqësve botërorë për të luftuar varfërinë


Ban Ki Mun, thirrje udhëheqësve botërorë për të luftuar varfërinë
Ban Ki Mun, thirrje udhëheqësve botërorë për të luftuar varfërinë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të rikonfirmojnë angazhimin e tyre për një ulje të ndjeshme të varfërisë globale, urisë dhe sëmundjeve, brenda pesë vjetëve të ardhshme.

Zoti Ban hapi një takim tre ditor sot në Nju Jork që sjell së bashku 140 presidentë dhe kryeministra për të analizuar përparimin e bërë në drejtim të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjecarit të caktuara në vitin 2000.


Kjo nismë ka si synim përparimin në tetë fusha, përfshirë masat për urinë e skajshme, uljen e vdekshmërisë tek fëmijët, përmirësimin e shëndetit të nënave dhe sigurimin e qasjes tek arsimi fillor.
Zoti Ban e pranoi se është bërë përparim drejt realizimit të këtyre objektivave, por tha se koha po kalon ndërkohë që ka ende shumë për të bërë.


Kriza ekonomike ka dëmtuar përpjekjet për grumbullim fondesh, por Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha se pasiguria ekonomike nuk mund të jetë arsye për ngadalësimin e përpjekjeve të zhvillimit.
Duke folur në takim, Presidenti francez Nikola Sarkozi u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të gjejnë rrugë për të realizuar premtimet e tyre. Ai tha se vendi i tij ka në plam që të rrisë kontrubutin për fondin e OKB-së për Sidën dhe malarjen me 20 për qind në tre vitet e ardhshme.


XS
SM
MD
LG